Republika e Kosoves

Istog

Shef i misionit të OSBE-së në Kosovës ambasadori Jan Brathu vizitoi Shkollën Fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh

2019/03/22 - 3:08

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët  “ Ndre Mjeda” në Rakosh ishte nikoqire e vizitës së shef-it të misionit të OSBE-së në Kosovës, ambasadori Jan Brathu i cili  gjatë kësaj vizite bëri inaugurimin e projektit “Vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e shkollës ”  projekt ky donacion  nga  OSBE-ja. Shefi i OSBE-së në Kosovë  amabasadori  Jan Brathu përshëndeti të pranishmit duke u falënderuar për pritjen e ngrohtë që iu bë nga stafi i shkollës “ Ndre Mjeda” në Rakosh  dhe para të pranishmeve u zotua se bashkëpunimi me komunën e Istogut do të vazhdojë edhe në të ardhmen  dhe me projekte tjera marrë parasysh bashkëpunimin korrekt  që ka pasur dhe ka  me kryetarin Haki Rugova. Në emër të kryetarit Rugova të pranishmit i përshëndeti drejtori i Drejtorisë për Arsim, Hajrush Shoshi, i cili falënderoj z. Brathu për bashkëpunimin si dhe investimin në komunën e Istogut ku sipas tij çdo investim në sektorin e Arsimit garanton një të ardhme të sigurt për gjeneratat e ardhshme.