Republika e Kosoves

Istog

Shënohet 24 vjetori i themelimit të Shkollës së Mesme Teknike “Mithat Frashëri” në Gurrakoc

2019/03/22 - 12:18

Sot në ambientet e shkollës së Mesme Teknike “Mithat Frashëri” është shënuar përvjetori i 24-të i themelimit të kësaj shkolle. Me këtë rast drejtoresha e shkollës Drita Ferati me një fjalë rasti përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u uroj ditën e shkollës duke ju dëshiruar të gjithëve shumë suksese, po ashtu përgëzoj edhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre për një arsimim sa më cilësor.  I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe drejtori i drejtorisë së Arsimit, Hajrush Shoshi, ku me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit dhe u urojë këtë ditë si dhe urojë suksese gjatë viteve në vijim. Shkolla e Mesme Teknike ‘’Mithat Frashëri’’ u themelua në nëntor të vitit 1995, ku përgjatë këtyre 24 viteve gjenerata të shumta  dolën nga kjo shkollë.