Republika e Kosoves

Istog

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

2018/06/05 - 3:24

 

Komuna e Istogut i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës për organizmin e aktiviteteve për pastrim dhe gjelbërim. Sot kanë filluar aktivitet e para për pastrim që janë realizuar në bashkëpunimin me Let’s Do It Kosova për të shënuar kështu ditën botërore të Mjedisit. Pjesë e aktiviteve ishe edhe kryetari i komunës Haki Rugova, bashkë me stafin komunal. Gjatë këtyre aktivitete që janë zhvilluar për pastrimin e ambientit janë eliminuar edhe shumë deponi ilegale brenda komunës së Istogut.