Republika e Kosoves

Istog

Shënohet, Dita e Dëshmorëve të komunës së Istogut

2018/04/12 - 2:00

Është shënuar sot Dita e Dëshmorëve të komunës së Istogut, në të cilin manifestim mori pjesë nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, anëtarë të asamblesë komunale, përfaqësues të partive politike, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së si dhe shumë qytetarë që ishin tubuar pranë lapidarit të Dëshmorëve në qendër të qytetit të Istogut për të vendosur kurora lulesh në nderim të jetës dhe veprës së tyre.