Republika e Kosoves

Istog

Shënohet dita tradicionale e vjeljes së mollës në Kovragë “Dita e Mollës”

2018/09/25 - 1:58

Për të trembëdhjetin vit me radhë në Kovragë është shënuar manifestimi tashmë tradicional i vjeles së mollës “Dita e Mollës”, me ç’rast në këtë ngjarje kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë Mevludin Krasniqi, përfaqësues të shoqatës “Pema” si dhe shumë qytetarë nga komuna e Istogut dhe mysafirë nga qytetet e tjera të Kosovës.

Me këtë rast të pranishmit  në emër të kryetarit Haki Rugova i ka përshëndetur dhe nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, sipas tij  është bërë tashmë tradicionale dita e vjeljes së mollës dhe po mundohemi që përmes këtij organizimi me pjesëmarrje të biznese dhe tregtarëve në mënyrë që këta fermerë këto produkte të kenë ku ti plasojnë. Me vjen mirë që sivjet keni një prodhimtari  të mirë të mollës, unë shpresoj që me vullnetin e mirë të të gjithë biznesmenëve dhe tregtarëve do të gjeni edhe plasmanin e juaja atje. Shpresoj që Ministria me politikat zhvillimore të orientohet më shumë në investime në bujqësi sidomos në përkrahje të fermerëve të mëdhenj në mënyrë që të nxisim një bujqësi sa më intensive. Komuna e Istogut çdo vit i kushton rëndësi bujqësisë dhe financimit në bujqësi përmes financimit të drejtpërdrejtë apo edhe subvencionimit u shpreh ndër të tjera nënkryetari Blakaj.

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë Mevludin Krasniqi, tha se po ndihet shumë mirë në mesin e fermerëve, Kovraga është storia e suksesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe komunës së Istogut dhe vet fermerëve e kultivuesve.

Organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Komunës së Istogut