Republika e Kosoves

Istog

Shënohet një rast tjetër me COVID 19 në Istog

2020/04/16 - 8:21

Komuna e Istogut, mbrëmë ka pranuar informatën nga IKSHPK-ja se tashmë është shënuar edhe një rast i infektuar me COVID-19 në komunën e  Istogut.

Shtabi Emergjent Komunal janë duke ndihmuar IKSHPK-në që të gjurmojnë të gjitha rastet e kontaktit të personit në mënyrë që të merren masat e duhura për parandalim të virusit.

Komuna e Istogut bashkë me stafin e QKMF-së në Istog dhe Policinë e Kosovës janë duke përcjellë  vazhdimisht situatën e krijuar në teren dhe janë duke u marr gjitha masat për parandalimin e pandemisë.   Kryetari Komunës së Istogut, Haki Rugova uron shërim të shpejtë për të infektuarin.

Apelojnë gjithë qytetarët  që të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ju lutemi secilit të qëndroni në shtëpitë e juaja dhe të keni kujdes të shtuar.

Kujdes po, Panik Jo.