Republika e Kosoves

Istog

Shtabit Emergjent Komunal mbajti mbledhjen e radhës

2021/01/13 - 12:50

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka kryesuar mbledhjen e radhës së Shtabit Emergjent Komunal, në të cilën u diskutua gjendja aktuale sa i përket gjendjes së vërshimeve.

 

Qëllimi i takimit ishe informimi lidhur me gjendjen në terën sa i përket vërshimeve në komunën e Istogut pas motit të lig dhe me shi që ka mbretëruar këto ditë ne vendin tonë.Sipas Shtabit Emergjent gjendja aktuale në komunën e Istogut është e menaxhueshme dhe nën kontroll por ka dëme të konsiderueshme si në ekonomi familjare, bujqësi, infrastrukturë. Komuna e Istogut ka krijuar komisionet të cilat do bëjnë edhe vlerësimin e këtyre dëmeve të shkaktuara në teren të cilat sipas vlerësimeve preliminare janë të mëdha.

 

Kryetari Haki Rugova falënderoj  të gjitha institucionet komunale, Policinë, FSK, Kryqin e Kuq për bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm  po ashtu edhe  qytetarët  për solidaritet  që kanë treguar dhe angazhim shembullor gjatë këtyre ditëve.

 

Sa i përket situatës pandemike në komunën e Istogut gjendja aktuale është më e qetë se javët e fundit dhe  gjendja e përgjithshme në komunën e Istogut është si vijon deri më tani kanë qenë  434  raste pozitive në total, prej të cilave 535  janë të shëruar, 53 raste janë aktive dhe 28 raste të vdekjeve me Covid 19.

 

 

Shtabi Emergjent, Policia, FSK-ja, Kryqi i  Kuq shprehen gatishmërinë e tyre për të qenë çdoherë pranë qytetarëve ne raste nevoje.