Republika e Kosoves

Istog

Shtëpia e Komuniteteve dhe QKMF-ja me pajisje të reja

2018/09/26 - 11:26

Është bërë blerja e pajisjeve të reja për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog si dhe shtëpisë së komuniteteve në Gjurakoc. Dorëzimin e autoambulancës së re për nevoja të shtëpisë së komuniteteve dhe pajisja me një automjet xhip për shërbime të vaksinimit për QKMF-në e bëri nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj. Këto dy automjete të reja janë blerë nga buxheti i komunës së Istogut.