Republika e Kosoves

Istog

Sot, Kryetari i Komunës Ilir Ferati priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifin.

2022/07/26 - 9:19

Sot, Kryetari i Komunës Ilir Ferati priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifin.
Kryetari bashkë me Ministrin Latifi dhe Drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Zenel Shatri, vizituan QKMF-në, në Istog dhe biseduan rreth sistemit aktual të shëndetësisë, rritjen e efikasitetit për zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të sistemit shëndetësor dhe shpalosën ide për projekte të përbashkëta e efektive në Komunën tonë.
Në fokus të takimit ishte projekti “Ndërtimi i QKMF-së në Istog”, projekt ky, i cili është në bashkëfinancim me Komunën e Istogut dhe Ministrinë e Shëndetësisë në vlerë prej 2.650,000.00 € dhe që do të filloj të realizohet këtë vit.