Republika e Kosoves

Istog

Sot, Kryetari i Komunës, z. Ilir Ferati, mbajti mbledhje me shtabin Emergjent të Komunës së Istogut

2022/11/21 - 11:42

Në takim u diskutua për gjendjen e krijuar nga të reshurat e pandërprera të shiut dhe dëmet që janë shkaktuar në shumë fshatra dhe rrugë publike të territorit të Komunës së Istogut.
Mobilizimi i të gjitha ekipeve emergjente është vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dal në ndihmë.
Kryetari Ferati bëri thirrje që të gjitha ekipet emergjente dhe drejtorët e drejtorive në Komunën tonë të qëndrojnë aktiv gjatë gjithë kohës si dhe të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë, në mënyrë që vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara.