Republika e Kosoves

Istog

Sot, në Kuvendin Komunal të Komunës së Istogut, u promovua libri-katalog, “Trashegimia kulturore e Podgurit”, me autor, z. Enver Boletini

2022/09/21 - 2:07

Të pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishin, Kryetari i Komunës, z.Ilir Ferati, nënkryetari i Komunës, z.Ali Nimanaj, drejtori i inspektoratit për Trashëgimi Kultuore, z. Imer Hakaj, Drejtorë të drejtorive komunale, redaktorë e qytetarë të shumtë.
Ky libër elaboron trashëgiminë kulturore-historike në Komunën tonë, e cila fillon me Podgurin si pjesë integrale e Dardanisë për të vazhduar me kontinuitetin gjuhësor nga ilirishtja ne shqip, burimet e bujshme të ujit, vendgjetjet arkeologjike etj.
Kryetari Ferati në fjalimin e tij para pjesëmarrësve tha se “Shkrimet janë ato që nuk humbin” andaj premtoj që do të jetë përherë krahë mbështetës për secilin autor që kontributin e tij e adreson në libra kaq të çmueshëm, e që synim kanë ruajtjen e identitetit të vlerave tona kulturore të vendit tonë.