Republika e Kosoves

Istog

Sot u shënua 3 vjetori i rënies së Heroit të Kosovës policit Izet Demaj në varrezat e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, në Koshare.

2021/12/27 - 10:03

Me rastin e 3 vjetorit të vrasjes së Heroit të Kosovës,policit Izet Demaj, kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati sё bashku me anëtarët e familjes së Heroit të Kosovës,Izet Demaj dhe stafin e tij përcjellës ka bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek lapidari i të ndjerit në Stacionin Policor në Istog dhe tek varri në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve, në Koshare, në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Të pranishëm të tjerë ishin, Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, familjarë të të ndjerit, si dhe qytetarë që kishin ardhur për nder të jetës dhe veprës së policit Izet Demaj.