Republika e Kosoves

Istog

Sqarim për opinion publik

2019/02/04 - 3:36

Një propagandë mediale nga opozita që po qarkullon në media të ndryshme këto ditë  ka rrjedhur nga mbledhja e fundit e Kuvendit ku pikë e rendit të ditës ka qenë Raporti financiar TM4  për periudhën tetor-dhjetor 2018, ku këshilltarëve komunal ju është sqaruar çdo shpenzim për secilin kod ekonomik. Për hir të opinionit publik, në do u sqarojmë këto shpenzime:

Sa i përket drekave zyrtare:

16,000 euro kanë qenë borxhe të viteve paraprake ( 2016=5807 € dhe 2017 = 9218 €), pagesa e ushqimit për KF“Istogu” që garon në ligën  e parë të futbollit (pesëshifrori , buxheti i shpërndarë nëpër nën-kode ekonomike gjatë vitit 2017). Në kuadër të drekave zyrtare hyjnë shpenzimet e përfaqësimit që janë bërë shpenzimet tjera prej 29,508.00 € si: shpenzimet e bufesë, organizime të ndryshme nga Arsimi, Shëndetësia, Bujqësia, Administrata dhe Drejtoritë  tjera komunale, organizimi i pensionimit të punëtorëve që kanë dalë në pensionim, organizimi i ditëve tjera festive si Dita e Pavarësisë etj.

Sa i përket shpenzimet e udhëtimeve dhe mëditjeve kane qene vitin e kaluar afër 46 mije euro. Për çfarë udhëtimeve bëhet fjalë ?

Në planin kontabël –kodet ekonomike për vitin fiskal në shpenzimet e udhëtimit hyjnë:

ku shpenzimet prej 37,980.00 € kanë qenë  të transporti i nxënësve, sportistëve (klubit futbollistik, klubit të hendbollit , klubit të basketbollit në garat e ndryshme )-

Shpenzimet e udhëtimit brenda vendit, pra vetëm 7,695.00 € janë shpenzime tjera të udhëtimit.

Gjatë vitit 2018 janë shpenzuar gjithsej 26,867 euro për komunikimet me telefon.

 

 

 

 

 

 

Në planin kontabël –kodet ekonomike për vitin fiskal:

 

 

Shpenzimet e telefonisë 22,183.00 € telefoni mobile Ipko dhe telefoni mobile Vala(GPS për tatim në pronë etj). Në Administratë janë 165 punëtorë që komunikojnë me telefoni mobile Ipko me kontratë, ne Arsim janë 49 punëtorë që komunikojnë me telefoni mobile Ipko me kontratë, në Shëndetësi janë 51 punëtorë që komunikojnë me telefoni mobile Ipko me kontratë,

 

Shpenzimet postare 5,490.00 € shpërndarja e faturave të tatimit në pronë, 353.00 € shpenzime tjera postare. Gjithsejtë: 28,026.00 €