Republika e Kosoves

Istog

Streetball 3×3 ISTOGU EDITION 2021

2021/08/10 - 11:02

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Haki Rugova do të organizohet aktiviteti sportiv më i madhi në Istog në “Streetball3x3”, ISTOGU EDITION 2021. Në këtë eveniment përveç ekipeve lokale do të marrin pjesë edhe ekipe nga komunat tjera të Kosovës, por për t’i dhënë frymë kombëtare janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe ekipe nga Shkodra dhe Shkupi, te gjithë bashkë do zbarkojnë në Istog me 15 gusht 2021 ora 14:00 në Parkun e Qytetit. Ky aktivitet mbahet si pjesë e aktiviteteve tjera kulturore që do të mbahen gjatë muajit gusht për nder të bashkatdhetarëve tanë me ç’rast Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport e ka veçuar si “JAVA E DIASPORËS”. Ju ftojmë të na bashkëngjiteni në këtë aktivitet ku përveç pjesës kryesore sportive do të ketë edhe attaksione në basketboll, shfaqje artistike, muzikë dhe argëtim deri në orët e vona sipas planit organizativ. Le t’i falënderojmë, mirëpresim dhe përshëndesim diasporën tonë! Nga Istogu, FALEMINDERIT! #Istogu