Republika e Kosoves

Istog

Takim Informues për OSHC-të

2019/01/17 - 2:35

Në kuadër të thirrjes publike që është bërë për Organizata e Shoqërisë Civile ( OSHC) për dorëzimin e projekt propozimit në kuadër të programit të ReLOaD ka filluar sot mbajtja e takimit informues mbi procedurat, kriteret dhe paketën e aplikimit për OSHC-të, e tërë kjo në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar nga komuna e Istogut dhe Projektit të ReLOaD (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).