Republika e Kosoves

Istog

Takim konsultativ i Shtabit Emergjent Komunal

2020/05/15 - 11:15

Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova ka mbajtur sot mbledhjen e radhës së Shtabit Emergjent Komunal, për të diskutuar gjendjen aktuale në komunën e Istogut, ku në bazë të raportimeve komuna e Istogut aktualisht ka vetëm dy raste aktive me Covid 19 të cilat janë në proces e sipër të shërimit. Sipas raportimeve, gjendja aktuale është e qetë dhe stabile, komuna e Istogut është në bashkëpunim të ngushtë me Shtabin Emergjent Komunal, QKMF-në dhe Policinë e Kosovës, të cilët janë duke punuar vazhdimisht që situata të jetë nën monitorim dhe kontroll.

Shtabi Emergjent Komunal ka apel për të gjithë qytetarët e komunës sonë, apelojnë tek qytetarët që të përmbahen në mënyrë që të fitohet beteja kundër COVID-19. “Apelojmë qytetarët t’ju përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë̈ së Shëndetësisë. Fakti i lehtësimit të masave nuk duhet të lejoj kthimin ti ekspozohemi pandemisë̈, deri sa akoma nuk është e përfunduar beteja me COVID-19.

Duhet ti përmbahemi distancës sociale dhe mjeteve mbrojtëse. Frekuentimi i shesheve, parqeve, shtigjeve dhe vendeve të tjera publike akoma është i kufizuar. Ju lutemi të keni durim edhe pak, të përmbaheni nga daljet e panevojshme. Bashkë të fitojmë ketë betejë dhe të ja dalim mbanë.