Republika e Kosoves

Istog

Takim për gjendjen e shfrytëzimit të ujit të pijes dhe atij të ujitjes

2020/05/08 - 12:18

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka mbajtur sot mbledhje për të diskutuar lidhur me gjendjen e shfrytëzimit e ujit të pijes dhe ujit të ujitjes dhe keqpërdorimit eventual të tij në komunën e Istogut. Pjesë e mbledhjes ishte Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Drini i Bardhë” Bedri Haxhiaj, Udhëheqësi i Njësisë së KRU” Hidro Drini” Bedri Hasanaj, komandanti i  Stacionit Policor në Istogut Enver Gashi si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Nga takimi i mbajtur  erdhën në  përfundim së duhet të ndërmerren këta hapa të mëtutjeshëm për gjendjen e shfrytëzimit të ujit të pijes dhe atij të ujitjes :

  1. Analizë aktuale e gjendjes së ujit të pijes dhe atij të ujitjes në komunën e Istogut;
  2. Hartimi i planit të veprimit për eliminimin e keqpërdorimeve të ujit të pijes dhe të ujitjes, duke përfshirë ndërprerjen dhe kyçjet ilegale edhe shqiptimin e masave të dënimeve në pajtim me legjislacionin në fuqi.
  3. Dalja me një komunikatë para qytetarëve për informim të tyre për një afat të arsyeshëm për rregullimin e gjendjes së ujit të pijes dhe atij të ujitjes si dhe njoftimin e qytetarëve për masat ndëshkuese.