Republika e Kosoves

Istog

Takimi i Task Forcës në Nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit

2020/09/11 - 11:15

Kryetari i komunës Haki Rugova bazuar në vendimin  e Qeverisë së  Republikës së Kosovës për aprovimin e Master Planit për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 ka formuar Task Forcën në nivel të drejtorisë komunale të Arsimit.

Task Forcës së themeluar në nivel të DKA-së  u specifikohen obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga kjo task force e cila është në përbërje nga :
1. Kryetari i Komunës;
2. Drejtori i DKA-së;
3. Drejtori i Financave;
4. Drejtori i Mirëqenies Sociale;
5. Drejtori i Shëndetësisë dhe
6. Inspektori Sanitar.

Në takimin e mbajtur kjo Task Forcë është zotuar, që do ta mbikëqyr zhvillimin e procedurave për fillimin e vitit të ri shkollor, duke marrë të gjitha masat parandaluese sipas zbatimit të rregullave kundër COVID-19  ku do të bëhet monitorimi i të gjitha shkollave në mënyrë që të jenë sa me të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor.  Plani i Punës së Task Forcës është formuar dhe do të bëhen vizita të rregullta në të gjitha shkollat ndërsa takime do të ketë çdo javë. Në takim u tha se shkollat e komunës së Istogut janë të gatshme për fillimin  vitit të ri shkollor pasi tashme është bërë dezinfektimi   i objekteve shkollore si dhe pajisja e tyre me mjetet e domosdoshme mbrojtëse kundër Covid 19.

Të hënën me 14.09.2020 procesin mësimor në komunën e Istogut do të fillojnë, klasat parafillore,  klasat e para, të dytë , të treta, të katërta, të pesta, të gjashta si dhe klasat e dhjeta. Kurse nga java e ardhshme pritet të fillojnë mësimit edhe klasat e tjera.