Republika e Kosoves

Istog

Të nderuar qytetarë,

2022/11/21 - 10:21

Reshjet e mëdha që pasuan natën e mbrëmshme, si dhe sot gjatë ditës shkaktuan vërshime në shumë zona si në: Qytetin e Istogut, Vrellë, Studenicë, Orroberdë, Kaliqan, Baicë, Lluga/Llukafc, Tomoc, Prigodë, Drejë, Shushicë, Kërrninë.
Bashkë me ekipet emergjente jemi në teren duke bërë ndërhyrjet e nevojshme me makineritë që i kemi në dispozicion si komunë, bashkë me Zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës,Hidrodrinin, Drinin e Bardhë si dhe ato të firmave private të Istogut të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë, pas krijimit të kësaj situate!
Për momentin gjendja është e menagjueshme, rrugët janë të qarkullueshme, dëme ka të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese, në bujqësi.
Ne do të jemi në teren bashkë me ekipet emergjente deri në uljen e të reshurave, për të ndërhyrë në zonat më kritike!
Ditëve në vijim, komisionet tona do të dalin ne teren që të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara!