Republika e Kosoves

Istog

Tetë familje të pastreha bëhen me shtëpi

2018/12/24 - 4:40

Edhe sivjet për të gjashtin vit me radhë me radhë kryetari i komunës Haki Rugova ka ndarë buxhet komunal për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë në kuadër të projektit “ Ndërtimi i shtëpive për të pastrehët “ku sivjet nga ky projekt  janë  ndërtuar 8 shtëpi për familjet në nevojë.

Sot kryetari Haki Rugova ka bërë dorëzimin e çelësave për familjet të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti dhe me këtë rast kryetari Rugova tha se ndihet shumë mirë se kushtet në të cilat kanë jetuar këto familje nuk kanë qenë aspak të mira dhe kjo është një mundësi e mirë që këto familje ti kenë kushtet sa do pak më të mira dhe më të lehta për jetese,  ai po ashtu tha  komuna e Istogut  ka paraparë edhe vitin e ardhshëm të ndërtoj edhe tetë shtëpi tjera  të financuara nga buxheti komunal. Sipas tij ka edhe përkrahje tjera për ndërtim të shtëpive tjera bashkë me donator dhe qytetarë të shumtë që jetojnë jashtë të cilët i falënderohem shumë që në konsultim me komunën, kanë ndërtuar shtëpi. Ai tha se do vazhdojë edhe më tutje dhe vërtet është  i emocionuar në këto raste dhe sipas tij  është  ndjenjë e mirë kur i uron dikujt sidomos fëmijëve dhe u ofron një mundësi më të mirë për jetese.

Sadete Zeqiraj përfituese e projektit për ndërtimin e shtëpisë tha se falënderon kryetarin e komunës Haki Rugova , drejtorin si dhe komisionin për përzgjedhje të saj për ndërtim të shtëpisë, po ashtu Cufe Zogaj përfituese e shtëpisë falënderoj kryetarin Rugova që nga sot u ofroj kushte më të mira për jetesë fëmijëve të saj pasi sipas saj nuk do kishe mundësi asnjëherë të ndërtoj shtëpinë dhe sipas saj kanë jetuar në kushte shumë të vështira.

Nga buxheti komunal sivjet janë ndarë 84 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive, të familjeve të pastreha.

Që  gjashtë vite komuna e Istogut  ka ndërtuar  50  shtëpi në kuadër të këtij projekti si dhe ka ndihmuar më shumë se 50 familje në finalizimin e shtëpive të tyre me material ndërtimor. Ky projekt do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.