Themelimi i Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Istog
2024/05/13 - 3:25
Sot Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve.
Me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga përfaqësuesja e organizatës “Syri i Vizionit”, znj. Teuta Uka – projekt menaxhere për Qeverisjen dhe Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve.
Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog me përfaqësues të të gjitha shkollave fillore të mesme të ulëta ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Komunë e Istogut, pjesëmarrjen aktive në zhvillimin dhe realizimin e veprimeve në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit, punës humanitare dhe aktiviteteve të tjera me interes për fëmijët dhe komunitetin, zhvillimin e bashkëpunimit me Këshillat Drejtues të Shkollave, Këshillat e Prindërve, Këshillat e Nxënësve dhe Komunitetin Lokal si dhe krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit me mekanizmat, dhe organizatat tjera për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijës, përgjegjësitë dhe gjithë përfshirja e interesave të fëmijëve/nxënësve.
Me votim të hapur dhe më shumicë votash fëmijët – nxënësit kanë zgjedhur:
Adisa Ibrahimaj, SHFMU “Bajram Curri” – Kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve
Ledri Berisha, SHFMU “Ismail Qemali” – Nënkryetari i Parë
Amin Lukovic, SHFMU “Trepça” – Nënkryetari i dytë nga Komunitetet
Erblina Brahimaj, SHFMU “Ndre Mjeda” – Sekretare
Rinesa Osmanaj, SHFMU “ Zymer Zeka“- Arkatare
Kryesia e Asamblesë Komunale e Fëmijëve të porsazgjedhur në Istog u zotuan së do të jenë aktiv dhe zëri i fuqishëm i të gjithë fëmijëve/nxënësve për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe diskutimin për të gjitha sfidat e vështirësitë që i preokupojnë.