Republika e Kosoves

Istog

Thirrje për aplikim

2021/09/29 - 1:53

Kjo thirrje bëhet nga “Pajisimi, fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pafavorizuara në
pesë komuna të Kosovës”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga OJQ Syri
i Vizionit, The Balkan Forum si dhe Komuna e Istogut. Thirrja e tanishme synon të ofrojë grante të
në shkallë të vogël për 20 kompani të ndryshme pesë komunat e Kosovës (Pejë, Istog, Klinë, Deçan
dhe Junik) për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë,
personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë,
ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç.
Projekti EEE (Pajisimi, fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pafavorizuara në pesë komuna
të Kosovës) ka filluar më 26 tetor 2020 dhe përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilat do të zbatohen
gjatë një periudhe dyvjeçare.
Thirrja e tanishme përmban një pjesë. Propozimi sipas kësaj thirrje mund të paraqitet në:
Pjesa 1: Grante në shkallë të vogël për kompanitë në zhvillim për të zgjeruar krijimin e
vendeve të punës për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi
të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë,
ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç.
Aplikuesit mund të paraqesin më shumë se një aplikacion. Aplikuesit nuk mund t’i jepen më shumë se
1 grant (a) sipas kësaj Thirrje për grante.
Shuma e përgjithshme treguese e vënë në dispozicion sipas kësaj thirrje për propozime është
70,000.00 euro.
Cilido grant i kërkuar nën këtë thirrje për propozime duhet të jetë midis shumave [minimale dhe]
maksimale të mëposhtme:
• shuma minimale: 2,500.00 euro
• shuma maksimale: 3,500.00 euro
Të gjithë aplikuesit e interesuar mund të shkarkojnë https://syriivizionit.org/?page=1,85,826 ose duhet
të shkruajnë tek Syri i Vizionit në office@syriivizionit.org në mënyrë që të marrin formularin e
projektit.
Projektet duhet të dërgohen me formë elektronike në adresën e-mail: office@syriivizionit.org
dhe/ose shërbimin postar të regjistruar tek:
“Syri i Vizionit”
Isa Demaj 14
30000, Pejë, Kosovë
Afati i fundit: Ideja e projektit duhet të arrijë deri më 01 nëntor 2021.

Aplikacioni mund të shkruhet në gjuhën shqipe ose serbe.
Kjo thirrje për aplikime është bërë me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj thirrje për
aplikime është përgjegjësi e vetme e Syri i Vizionit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vlerësohet se
pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.