Republika e Kosoves

Istog

U bë promovimi i Katalogut me punime të nxënësve të Komunës së Istogut

2021/06/01 - 1:59

Në sallën e Kuvendit Komunal në Istog u bë sot promovimi i katalogut me punime artistike të nxënësve të shkollave të Komunës së Istogut, katalog i cili përfshin 168 punime figurative të 146 nxënësve.

Me këtë rast përgjegjësia për Kulturë  Qefsere Ibrahmiaj, tha se ky katalog është fryt i një bashkëpunimi në mes mësimdhënësve të kulturës figurative ku janë paraqitur dhe janë përmbledhur shkathtësitë e nxënësve në art përmes këtij katalogu. Në këtë katalog janë përfshirë portrete kombëtare, peisazhe, natyra të qeta, kompozicione, dizajne të ndryshme , imitime të grafikës, ilustrime e reproduksione nga më të ndryshmet. Talentet e rinjë janë e ardhmja e këtij vendi andaj punimet e nxënësve do të gjejnë dritën e botimit edhe në ekspozitat e tjera të përmbledhura në formë të katalogut.

Ky katalog është financim i komunës së Istogut e cila në vazhdimësi po përkrah krijuesit e rinjë.