Republika e Kosoves

Istog

U mbajt dëgjim publik për autostradën e Dukagjinit

2019/01/30 - 5:47

Në sallën e Kuvendit është mbajtur dëgjimi publik me qytetarët për autostradën e Dukagjinit, e cila i lidh qytetet Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë dhe Prizren. Të pranishëm në dëgjim publik ishin Kryetari i Komunës Haki Rugova si  dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Kryetari Rugova i përshëndeti të pranishmit, që ishin në numër të madh për të parë nga afër projektin e autostradës të Dukagjinit. Ministri Lekaj i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha së është ndjenjë e veçantë kur shoh kaq shumë të interesuar dhe se arsyeja e këtij debate që të projektojmë projektin e përbashkët që quhet autostrada e Dukagjinit, autostradë kjo që ka ndikim pozitiv për çdo qytetarë çdo mjedis. Ai po ashtu tha se më vjen shumë mirë që ky projekt  ka çdo mbështetje prej kryetarit të komunës. Qytetarët e Istogut u njoftuan për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit, të cilët dhanë komentet dhe sygjerimet e tyre lidhur me kalimin e autostradës nëpër komunën e Istogut.