Republika e Kosoves

Istog

U mbajt Dëgjim Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2025-2027

2024/06/19 - 2:23

U mbajt Dëgjim Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2025-2027
Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është mbajtur Dëgjim Publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2025-2027 nga Kryetari i Komunës Ilir F. Ferati
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, Kryesuesi i Kuvendit Enver Rugova, Drejtor të Drejtorive, Anëtaret e KPF-së, dhe qytetarë të tjerë.
Kryetari Ilir Ferati, tha se; “Si rëndom, çdo vit, bazuar nga nevojat dhe kërkesat e juaja sipas prioriteteve që ju i vendosni në diskutime publike dhe vizionit tonë për ta transformuar Istogun si qytet i të gjithëve e për të gjithë. Sot patëm mundësinë qe në KAB ti fusim projektet te cilat janë prioritet i qytetarëve tanë.
Pafund projekte e nisma që kemi realizuar e po realizojmë në të mirë të qytetarëve. Investime të shumta që kanë prekur vendbanimet e çdo qytetari pa dallim.
Kërkesat e Juaja do të jenë baza mbi të cilën planifikojmë e ndërtojmë të ardhmen”.
Më këtë rast qytetarët u njoftuan nga Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik z.Genc Ademaj lidhur me Kornizen Afatmesme Buxhetore për vitet 2025-2027 si dhe me planin e projekteve kapitale për këtë periudhë.
Qytetarët përmes kërkesave të tyre kontribuuan që të kompletohet ky Dokument i Buxhetit për vitin fiskal 2025-2027.