Republika e Kosoves

Istog

U mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2023 – 2025

2022/06/17 - 1:55

Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është mbajtur dëgjimi buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2023 – 2025 nga Kryetari i Komunës bashkë me Komitetin për Politikë dhe Financa.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, Kryesuesi i Kuvendit Enver Rugova, Drejtor të Drejtorive, Anëtaret e KPF-së, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të tjerë.

Kryetari Ilir Ferati, tha se dëgjimet buxhetore kanë një rëndësi të veçantë sepse përmes këtyre takimeve dëgjohen kërkesat dhe nevojat e secilit qytetarë dhe pastaj futen në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova kërkoi nga qytetarët që të kontribuojnë me propozime për investime në projekte konkrete e të cilat do të shqyrtohen ne KPF dhe do ti dorëzohen Kuvendit për Miratim.

Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur  me Draft Buxheti Komunal për vitet 2022-2024 si dhe me planin e projekteve kapitale për  këtë periudhë.

Qytetarët përmes kërkesave të tyre kontribuuan që të kompletohet me kërkesat e tyre ky Draft Buxhet Komunal për vitin fiskal 2023-2025.