Republika e Kosoves

Istog

U mbajt konferenca për Ligjin e Sponzorizimit të Sportit

2018/03/20 - 4:34

Është mbajtur konferenca për Ligjin e Sponzorizimit, në sallën e kuvendit komunal në Istog ku në këtë konferencë ishin të pranishëm, kryetari i komunës Haki Rugova, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, sekretari i KOK-ut Shasivar Haxhijaj si dhe përfaqësues të klubeve sportive, dashamirë të sportit dhe bizneset e komunës së Istogut.

Në konferencë u diskutua rreth ligjit e sponzorizimit të sportit,ku u kërkua mbështetje nga bizneset për financimin e klubeve sportive dhe u tha që ky ligj është në dobi të sportit vendor.