Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e 32-të e Kuvendit

2024/11/29 - 2:52

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 32-të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për Caktimin e Normave Tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për Vitin 2025,
3. Plotësim- Ndryshimi i Vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete,
4. Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Rregullores për Shitjen e mallrave, artikujve dhe shërbimeve të tjera jashtë lokaleve afariste,
5. Shpallja në Diskutim Publik e Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba,
6. Shpallja në Diskutim Publik e Plotësim-Ndryshimit të Rregullores Komunale Nr.2/2022 Për Kategorizimin e Klubeve Sportive,
7. Shpallja në Diskutim Publik e Draft Rregullores për Procedurat dhe Kriteret e zgjedhjes së Sportistit të Vitit.
Sa i përket pikës; Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për dhënie në shfrytëzim të objektit të shkollës fillore të mesme të ulët SHFMU “Avni Rrustemi” në fshatin Zallq, paralele e ndarë në Kosh për aktivitete të fshatit, me kërkesë të komunitetit, njoftojmë se është hequr nga rendi i ditës së sotme.
Ndërsa pika shtesë e rendit të dites ishte;
1. Raporti i dëmeve nga breshëri dhe erërat gjatë vitit 2024