Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal për këtë vit

2018/12/31 - 1:11

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 12 e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal dhe e fundit për këtë vit.  Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale. Mbledhja e Kuvendit filloj më një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së policit të vrarë në detyrë Izet Demaj.

 

Pika të rendit të ditës ishin: njoftimi me raportin e punës  NP “Ambienti” për vitin 2018 dhe aprovimi i  listës së çmimeve për vitin 2019, njoftimi me raportit e performancës nga MAPL për punën e komunës së Istog për vitin 2018, njoftimi me planin vjetor të punës së zyrës së prokurimit për vitin 2019, shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit  të kryetarit të komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme private me pronën e paluajtshme publike për interes publik, shqyrtimi dhe aprovimi i planit të punës së KKSB-së për vitin, me propozimin e kryetarit Haki Rugova pikë e rendit të ditës u shtua edhe propozimi për përkrahje të familjes së policit të vrarë në detyrë Izet Demaj, ku anëtarët e pranishëm në kuvend e miratuan këtë propozim.

 

Të gjitha këto pika të rëndit të ditës kaluan dhe  u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.