2024/11/27 - 2:55
U mbajt mbledhja e KKSB-së
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Istogut, në mbledhjen e kryesuar nga Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Siguria në zonën e përgjithëshme të PK, Informatë nga Institucionet tjera (KFOR-i, FSK-ja,Arsimi, Sh.K.K “Burgu i Dubraves”, Perfaqsues të komuniteteve etj.)
Organizimi i takimeve të përbashkëta KKSB- DKA—PK- Këshillat e Shkollave
– Dhuna në Shkolla (Psiqike, Fizike dhe Seksuale), Perdorimi i narkotikve
-Veprimet për ngritjen e Siguris në Shkolla, Gjendja në institucione shëndetsore, ordinanca mjekësore
-raportet staf-pacient
-furnizimi me medikamente etj.
Dhe të ndryshme
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, zv. Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Qazim Jahaj gjendjen e sigurisë në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile.
Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.