Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e KKSB-së

2018/05/31 - 1:27

Është mbajtur sot  mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi kryetari i komunës Haki Rugova .

 

Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth  ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe të cilën e cilësoi si të qetë dhe  stabile.

Nga data 26.04.2018 e deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsejtë 54 raste, 6 aksidente trafiku. Janë lëshuar 296 tiketa në trafik, 30 persona të arrestuar, 4 të ndaluar, janë konfiskuar 3 arme dhe kemi asistuar në 14 raste , ka deklaruar Gashi. Po ashtu Gashi  njoftoj se  Stacioni Policor në Istog  është duke implementuare dhe disa  plane operative.