Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/03/21 - 3:05

Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: marrja e vendimit për formimin e Këshillit Komunale për Siguri në Bashkësi, shpallja në diskutim publik i projekt – rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, marrja e vendimit për formimin e komisionit për ndarjen e bursave dhe për ankesa, marrja e vendimit për formimin e komisionit vlerësuese për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim dhe formimin e komisionit për ankesa, shqyrtimi i raportit përfundimtar financiar për vitin fiskal 2017, anulimi i vendimeve të kuvendit të komunës me numër 01Nr.65/2017,  01Nr.66/2017,  01Nr.67/2017, dhe 01Nr.68/2017 të datës 05.05.2017 si dhe  marrja e vendimit për dhënien në shfrytëzim afate shkurtër të pronës komunale me ankand publik për njësit kadastrale nr. 00074-3 Z.K-Vrellë, 00256-3 Z.K-Vrellë dhe njësive kadastrale Nr.00028-94 dhe 00028-93 Z.K-Cerrcë.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.