Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/04/23 - 2:01

Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin:  shqyrtimi dhe miratimi i projekt – plotësim ndryshimit të rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 01/2017, marrja e vendimit për bartjen e të hyrave vetanake prej vitit 2016, 2017 në vitin 2018, shqyrtimi i raportit financiar për muajt Janar-Prill 2018, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për nismën e bashkëpunimit ndërkomunal në fushën e zvogëlimit të rreziqeve nga fatkeqësitë, marrja e vendimit për plotësimin dhe ndërrimin e komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale, Stacioni i Autobusëve, raporti i punës së ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve “ për periudhën 1 vjeçare , Prill 2017-Mars 2018 si dhe themelimi i inkubatorit të biznesit në Istog.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.