Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/05/23 - 1:31

Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimit për sanimin e gjendjes aktuale e cila mbretëron në NLP  ‘’Stacioni i Autobusëve’’ në Istog, raporti i punës së ndërmarrjes publike lokale “Ambienti “ në Istog për vitin 2017, shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për plotësimin e vendimit 01Nr.09/2017 të datës 31.01.2017 si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për plotësimin e vendimit 01Nr.69/2017 të datës 05.05.2017,

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.