Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/06/21 - 1:35

Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale për vitin 2019-2021, raporti i punës së prokurimit për vitin 2017 dhe planifikimi për vitin 2018, shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimit për komunitetin Romë, Ashkali dhe Egjiptian për vitin 2017 -2021, shqyrtimi dhe miratimi i rishikimi të rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimit për sanimin e gjendjes aktuale e cila mbretëron në NLP  ‘’Stacioni i Autobusëve’’ në Istog.

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.