Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/07/19 - 1:15

 Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2018, shqyrtimi i raportit për 6 mujorin e punës së kryetarit të komunës, shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm dhe miratimi i planit të veprimit për eleminimin e të metave të rekomanduara nga Auditori i Përgjithshëm, shpallja në diskutim publik e projekt rregullores për tatimin në pronë, shpallja në diskutim publik e projekt rregullores për të drejtat, detyrat, përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore, formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së kuvendit komunal për vitin 2019.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.