Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/09/11 - 1:50

Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2019-2021, marrja e vendimit për dhënien në shfrytëzim të patundshmërisë komunale  në zonën kadastrale Suhugerllë përmes ankand publik si dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt- rregullores për të drejtat, detyrat, përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore.

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.