Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunale

2018/03/29 - 3:26

Kryesuar nga Qaush Balaj, kryesues i kuvendit është mbajtur mbledhja e 4-të e rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës ku pika të rendit të ditës ishin : Marrja e vendimit për formimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi, shpallja në diskutim publik i Projekt – Rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba,marrja e vendimit për formimin e komisionit për ndarjen e bursave dhe për ankesa,marrja e vendimit për formimin e komisionit vlerësuese për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim dhe formimin e komisionit për ankesa,shqyrtimi i raportit përfundimtar financiar për vitin fiskal 2017, anulimi i vendimeve të Kuvendit të komunës me numër, 01Nr.65/2017, 01Nr.66/2017, 01Nr.67/2017, dhe 01Nr.68/2017 të datës 05.05.2017, marrja e vendimit për dhënien në shfrytëzim afate shkurtër të pronës komunale me ankand publik për njësit kadastrale. Nr.00256-2, Nr.00074-10, Nr.00074-7, Nr.00074-6, Nr.00074-11, Z.K Vrellë, dhe njësive kadastrale Nr.00028-95, Nr.00028-94, Nr.00028-93dhe Nr.00028-92, Z.K Cerrcë.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e Kuvendit