Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e parë e KPF-së për sivjet

2019/01/22 - 1:53

Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  parë e Komitetit për Politikë dhe Financa për sivjet , ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Agim Ademaj , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e katërt tetor-dhjetor2018, shqyrtimi i raportit të punës së kryetarit për vitin 2018, shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2018, shpallja në diskutim publik e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) si dhe shpallja në diskutim publik e projekt rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.