Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve

2022/08/15 - 4:49

Drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ilir Ferati dhe në prani të drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme Komunale dhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve.
Kryetari Ferati, kërkoj nga drejtorët që të njoftohet me gjendjen aktuale të drejtorive, respektivisht me mbarëvajtjen e punëve dhe projekteve. Në takim u diskutua edhe realizimi i programit dhe projektet të planifikuara, ku Kryetari kërkojë nga Drejtorët, përkushtim dhe angazhim të plotë në kryerjen e punëve, gjithmonë në harmoni me ligjet në fuqi.
Takimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme!