Republika e Kosoves

Istog

     U mbajt mbledhja e radhës e KPF-së

2018/12/21 - 2:30

Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është  mbajtur  mbledhja e  Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari i komunës Agim Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së.

Pika të rendit të ditës të kësaj mbledhje ishin: njoftimi me raportin e punës NP “Ambienti” për vitin 2018  dhe aprovimi i  listës së çmimeve për vitin 2019, njoftimi me raportit e performancës për punën e komunave (Istog) për vitin 2017, njoftimi me planifikimin paraprak të planit vjetor të punës së zyrës së prokurimit për vitin 2019, shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit  të kryetarit të komunës për këmbimin e pronës së paluajtshëm private me pronën e paluajtshme publike për interesit publik si dhe shqyrtimi dhe aprovimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2019.

Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët  e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.