Republika e Kosoves

Istog

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

2018/04/30 - 2:22

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 5-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

 

Shqyrtimi dhe miratimi i projekt – plotësim ndryshimit të rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 01/2017, marrja e vendimit për bartjen e të hyrave vetanake prej vitit 2016, 2017 në vitin 2018, shqyrtimi i raportit financiar për muajt Janar-Prill 2018, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për nismën e bashkëpunimit ndërkomunal në fushën e zvogëlimit të rreziqeve nga fatkeqësitë, marrja e vendimit për plotësimin dhe ndërrimin e komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale, Stacioni i Autobusëve, raporti i punës së ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve “ për periudhën 1 vjeçare , Prill 2017-Mars 2018 si dhe themelimi i inkubatorit të biznesit në Istog ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

 

Të gjitha këto pika të rëndit të ditës u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.