U mbajt promovimi i librit “Ahmet Rugova në përjetësinë e Kombit”
2023/08/03 - 1:41
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës z.Ilir Ferati, sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Istogut u bë promovimi i librit monografik me titullin “Ahmet Rugova Në Përjetësinë e Kombit”.
Salla e Kuvendit ishte e mbushur përplotë me dashamirë të librit, familjarë dhe miq, ndërsa ishin prezente edhe mediet. fillim fjalë përshëndetëse foli Shefi i Kabinetit të Kryetarit Ferati, z. Agim Ademaj, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe tha se ky libër është më e pakta se çfarë mundë të bëjmë ne për mësuesin Ahmet, por veprat e tij jo të pakta do të mbetën gjithmonë në kujtesën tonë. Më pas rreth librit të “Ahmet Rugova në përjetësinë e Kombit” foli recensenti z. Agim Desku, vëllau i Ahmetit, Muhamet Rugova, Kryetari i Shoqatës së Historianëve të podgurit prof. Isuf Mavraj, përgjegjësja për kulturë znj. Qefsere Ibrahimaj, Drejtori i Sh.f.m.u “Hysni Zajmi” në Vrellë z. Sadik Bicaj dhe në emër të familjes Rugova z. Ismail Rugova.
Ky libër i dedikohet prof. Ahmet Rugova si vepër monumentale e gati gjysmë shekulli veprimtarie atdhetare dhe arsimore të tij.
Esenca e shkrimit të ngjarjes dhe vlerës së personazhit , e që e karakterizon këtë monografi në vijë e strukturimit, bëhet sipas parimit të shënjezimit të një kohe dhe hapësire që janë të strukturuara në domenin e historisë të ish shtetit okupator në kohën e sundimit satrap e diktatorial të juntës ushtarake e policore në gjashtëdhjeta e këndej.
Në fund të kësaj ngjarje, pjesëmarrësve iu dhurua nga një ekzemplarë i librit.