Republika e Kosoves

Istog

U mbajt takim mes Kryetarëve të Komunave të Rajonit të Perëndimit dhe AZHR-së

2019/02/01 - 3:54

Kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova, ishte sot  nikoqir i takimit në mes të kryetarëve të komunave të rrafshit të Dukagjinit dhe Agjensionit për Zhvillimin Rajonal AZHR.  Temë e takimit ishte, informimi mbi grant skemat e lansuara në vitin 2019,  diskutimi mbi prioritet dhe kërkesat  e komunave të rajonit të perëndimit si dhe mundësia e ofrimit të asistencës së komunave në përgatitje të projekt propozimeve. Po ashtu gjatë këtij takimi kryetari Rugova me unanimitet u zgjodh kryesues i bordit të AZHR-së për të rajon të perëndimit.