Republika e Kosoves

Istog

U promovua Libri “Mall për ty”

2023/07/10 - 3:29

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Istogut, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Ilir Ferati u bë promovimi i Librit “Mall për ty” të autorit Bardh Nëngura.

Ky vëllim poetik i cili mund të quhet edhe poemë elegjiake, na ofron 66 poezi të shkruara për gruan e tij tashmë të ndjerë më të cilën kishte gjysmë shekulli rrugëtim jetësor.

Të pranishëm në këtë eveniment kulturor ishin, drejtorë të drejtorive komunale, poetë, shkrimtarë, etj.

Në fund, në shenj respekti, autori i Librit dhuroi nga një libër për të gjithë të pranishmit.