U shënua “Dita e Mollës“ në Istog
2022/09/22 - 3:38
Për të shtatëmbëdhjetin vit më radhë, ka vazhduar tradita që “Dita e mollës” të shënohet solemnisht, me ç ‘rast në këtë eveniment kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës z. Ilir Ferati me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga Ministria e MBPZHR-së, përfaqësues të bizneseve si dhe shumë qytetarë nga Komuna e Istogut dhe mysafirë nga qytetet e tjera të Kosovës.
“Tradita e vjeljes së mollës dhe shënimi i kësaj dite atraktive, rritë zhvillimin e bujqësisë dhe ja shton vlerat Komunës tonë, andaj molla e Kovragës, ka qenë, është dhe do të mbetet e pakonkurrentë me cilësinë dhe shijen e saj.”, është shprehur Kryetari Ferati.
Ky manifestim u organizua nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Komunës së Istogut.