Republika e Kosoves

Istog

Urimi i Kryetarit Ilir FERATI me rastin e festës së Fund vitit

2021/12/31 - 1:52

Urimi i Kryetarit Ilir FERATI me rastin e festës së Fund viti
Të dashur qytetar ju falënderoj përzemërsisht për punën, angazhimin dhe përkrahjen tuaj gjatë vitit që po kalon.
Pas angazhimeve të shumta, ne u përkushtuam fort, që me korrektësi të realizojmë një vit të suksesshëm.
Andaj le të vazhdojmë së bashku të kontribuojmë për punët që na presim në vitin që po vjen, për të mirën e vendit tonë dhe për të mirën e gjithë secilit qytetar.
Uroj që edhe viti 2022 të na gjej të bashkuar, me shëndet dhe tolerant me njëri tjetrin.
Duke i ‘u uruar mbarësi në përmbushjen e të gjitha dëshirave.

Gëzuar Vitin e Ri
Fat të mirë për secilin!
I juaji Iliri.