Republika e Kosoves

Istog

Vendim

2020/03/18 - 12:18

Kryetari i Komunës, bazuar në nenin 13 dhe 58 pika b të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr.03/L-040 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), në nenin 68.1, pika 1 dhe 3 e Statutit të Komunës 01 Nr.62/10 , Vendimin e QRK-së për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 në Kosovë dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.Prot. 01/11 i datës 15.03.2020 për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, Kryetari i Komunës z. Haki Rugova më 16.03.2020 pas takimit me Ekipin Ndërsektorial për koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve preventive për parandalimin e COVID-19 në Komunën e Istogut merr këtë:

Vendim

 

  1. Subjektet afariste-ushqimore dhe tregtare që kanë vetëm artikuj ushqimor që operojnë në territorin e Komunës së Istogut ju lejohet të veprojnë nga ora 8:00-20:00. Këtyre subjekteve ju lejohet vetëm ofrimi i shërbimeve për konsumatorë në lëvizje. Nuk lejohet shërbimi as konsumimi i shërbimeve dhe produkteve për konsumatorë në hapësirat e lokalit ( as brenda e as në terrasa ).

 

  1. Obligohen drejtorët e drejtorive komunale të Istogut që të bëjnë reduktimin e stafit në kuadër të administratës së komunës. Përveç personelit shëndetësor ( mjekët dhe infermierët ), inspektorët komunal dhe zjarrfikësit të tjerët janë të liruar nga detyra deri në njoftimin nga eprorët e tyre si masë preventive ndaj infeksionit me virusin COVID-19.

 

  1. Zyrtarët komunal që lirohen sipas këtij vendimi obligohen që në raste të domosdoshme, varësisht nga situata e krijuar të paraqiten në vendin e punës.

 

  1. Orari i punës së administratës së komunës reduktohet dhe do të jetë nga ora 08:00 deri në 12:00.

 

  1. Mosrespektimi i këtij Vendimi do të konsiderohet si shkelje e dispozitave ligjore dhe vendimeve përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës i cili do pasojë me zbatimin e masave ndëshkuese nga organet kompetente.

 

  1. Për zbatimin e këtij Vendimi do të kujdesen drejtorët e drejtorive komunale si dhe zyra e personelit.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është i plotfuqishëm deri në vendimin tjetër.

 

 

 

Kryetari i Komunës,

                             Haki RUGOVA