Republika e Kosoves

Istog

  Vihet gurëthemeli për fillimin e punimeve të projekti të shumëpritur dhe jetik “ Ndërtimi i ujësjellësit për zonën lindore të komunës së Istogut” – Pjesa e Mbivadës

2020/03/04 - 2:28

Është vëne sot gurëthemeli për fillimin e punimeve të projekti të shumëpritur dhe jetik “ Ndërtimi i ujësjellësit për zonën lindore të komunës së Istogut” (Pjesa e Mbivadës ). Ndërtimi i këtij ujësjellësi  do të furnizoj me ujë të pijes 12 fshatra të kësaj ane. Pjesë e kësaj ngjarje ishte kryetari i Komunës Haki Rugova, përfaqësues të nivelit qendror si dhe përfaqësuesit e kompanisë austriake ÖSTAP dhe Tirohler Rohre.

Me këtë rast kryetari i komunës Haki Rugova  tha se ky projekt ka filluar në vitin 2015 dhe është bashkëpunim i komunës së Istogut me Republikën e Kosovës dhe të Austrisë, një projekt i përbashkët ku para jush sot janë akterët kryesor impelmentuesit kryesor. “ E ndjej vetën shumë krenar që ky projekt po fillon sot, kam pasur gjithmonë besimin që do të filloj një ditë. Është projekt jashtëzakonisht i mirë dhe me një menaxhimin të mirë do të ketë një furnizim të mirë më ujë të pijes për krejt territorin e komunës së Istogut, me gjithë fshatrat. Nga ky projekt komuna e Istogut do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm për qytetarët e saj me çdo cep. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë Austriake për projektet tjera me rëndësi të cilat do i marrim në formë kreditimi, që jemi të orientuar më shumë tek kanalizimet që të zgjidhet çështja e kanalizimeve”, tha ndër të tjera kryetari Rugova.

 

Ndërsa Andreas Vieler , përfaqësues kryesor i operatorit për implementimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit të zonës lindore, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të cilin  e falënderojmë kryetarin Haki Rugova dhe gjithë ekipin e tij.  Ne sot jemi këtu që të vejmë gurë themelin e projektit dhe jam shumë i kënaqur që shoh kaq shumë qytetarë që kanë ardhur sot këtu.

 

Qytetarët e zonës së Mbivadës shumë shpejt pritet të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes, si rezultati i projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për zonën lindore të komunës së Istogut, projekti ky i cili po realizohet si bashkëpunim mes komunës së Istogut, qeverisë së Kosovë si dhe qeverisë Austriake.