Republika e Kosoves

Istog

Qasje në dokumente zyrtare

Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike, ju lusim që sëpari të  verifikoni se a gjendet dokumenti i kërkuar nga ju në këtë ueb-faqe zyrtare. Në qoftë se dokumentin që ju e keni kërkuar nuk është në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Istogut,  atëherë kërkesën mund ta adresoni tek Zyrtarja e autorizuar për procedimin e kërkesave të kësaj natyre, znj.Fjollë Berisha
e-mail: fjolle.berisha@rks-gov.net , fjolleberisha@gmail.com
tel/038/200 43 824
     049766 476
Informatë rreth kërkesave;
·         Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar ose verbale.
Kërkesat e tilla mund të bëhen edhe përmes adresës elektronike.
Me qëllim që kërkesa e juaj  të shqyrtohet, e njëjta duhet të përmbajë detajet si në vazhdim:
Çfarë dokumenti dëshironi ta keni/shikoni (ju lutem saktësoni sa më tepër detaje);
·          Ofroni të dhënat tuaja si: Emri dhe mbiemri, adresa postare ose elektronike më qëllim qe të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj.

Sipas Ligjit për  Qasje në Dokumentet Publike, ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim  dhe zyrtari/ja përgjegjës/e për qasje në dokumentet publike, do të ju kthej përgjigje brenda 7 ditëve, ashtu siç parashihet me Ligjin për  Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës, ju do të informoheni  për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshëm të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në Ligjin e përmendur më lart.
Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokumentin që ju keni kërkuar, Komuna do të  ju jep informata rreth arsyes së refuzimit të kërkesës tuaj.

Ligji për qasje në dokumente zyrtare

Formulari për qasje në dukumente publike

Formulari për regjistrimin e kërkesës për qasje në dokumente publike

Informimi i kërkuesit për marrjen e dokumentit të bërë publik

Kërkesë për qasje në dokumente publike

Njoftimi për përcjelljen e kërkesës mbi qasjen në dokumente publike te institucioni tjetër